Tulla me sipërfaqje “artizanale” duket sikur është prodhuar me dorë, edhe pse është prodhuar në fabrikë.
Tulla me sipërfaqje “normale” është e rregullt nga të gjitha anët dhe nuk ka ndonjë tipar të veçantë.
Tulla “e lagur” është si tulla “artizanale” por duket sigur është lagur vende-vende.
Tulla “nostalgjike” ka qoshe të rrumbullakosura, që të duken sikur janë të vjetra
Tullat klinker kanë sipërfaqe të lëmuar
Tullat Pirrouet janë tulla speciale me ndikim 0 karbon në mjedis.
Sistemi i fasadës me dy fletë është një sistem modern i ndërtimit të fasadës me tulla. Fasada përbëhet prej dy mureve paralalel të lidhur me ankera metalike. Mes dy mureve ka një hapësirë të zbrazët për ajrosje.
Fleta e jashtme ndërtohet me tulla fasade të cilësisë së lartë, që kanë qëndrueshmëri të lartë ndaj agjentëve atmosferikë.
Pas fletës së jashtme ruhet një hapësirë e zbrazët prej 3-5cm, e cila shërben për të bërë shkëputjen mes tullave të fasadës dhe elementëve të brendshëm të sistemit, si dhe për ajrosjen e fasadës.
Pas hapsirës së ajrosjes vjen shtresa e izolimit termik. Trashësia e saj caktohet sipas vendodhjes gjeografike të ndërtesës.
Fleta e brendshme ndërtohet me blloqe ndërtimore të zakonshme.
Dy fletët lidhen me njëra tjetrën me 5-8 ankera metalike të zinkuara duke krijuar kështu strukturë të qëndrueshme dhe elastike.
Menaxhimi i temperaturave: Shtresa termoizoluese pengon përçimin e temperaturës drejt mjedisit të brendshëm, ndërsa hapsira mes dy fletëve lejon ajrosjen e fasadës dhe largimin e nxehtësisë, gjatë stinës së verës.
Mbrojtje nga lagështira: Ndërtimi i murit me dy fletë pengon përçimin e lagështirës drejt mjedisit të brendshëm. Hapërsia mes dy fletëve bën shkëputjen e mjedisit të jashtëm me murin e brendshëm. Uji i shiut shkarkohet pa rënë në kontakt me muret e brendshme.
Qetësi: Sistemi i fasadës me tulla ndihmon në mbytjen e zhurmave të jashtme, për shkak të sipërfaqes me relief të vrazhdë dhe pengon përçimin e tingujve drejt mjediseve të brendshme, veçanërisht në zona me qarkullim të lartë autmejetesh.
Jetëgjatësi: Tullat e kompanisë tullat.com janë të praktikisht të pavdekshme. Ngjyra nuk ndryshon asnjëherë dhe kanë rezistencë ndaj ngricave deri në 300 cikle ngrirje-shkrirje.